![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_page-67-780x4391739272970.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
Loredana Zefi dhe Gjesti janë përfshirë në një debat derisa ishin në dhomë të gjumit.
Teksa banori ia përmendi vazhdimisht dasmën dhe raportin me partnerin e saj, Joz Markun, tema kaloi në një tjetër gjë.
Ajo gjatë diskutimit i tha se po bëhet si Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother.
“Do që të jesh si Luizi”, iu drejtua Lori.
“A me atë po më krahason a, me mbretin. O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam. Faleminderit që po më krahason me një njeri shumë të fortë”, ia ktheu Gjesti në tjetrën anë.
E më pas Loredana i tha se është një kopje e keqe dhe se nuk mund të bëhet dot si ai.
Pavarësisht kësaj, këngëtari pejan po vazhdon të jetë aktiv dhe një personazh shumë i komentuar brenda shtëpisë. /telegrafi