Xheneta Fetahu bën tatuazh shqiponjën në qafë: E vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time
Showbiz
February 06, 2025 - 21:56
Modelja Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje me një tjetër veprim të bërë së fundmi.
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë.
Ajo shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare.
E njëjta ka folur për eksperiencën në Big Brother, raportin me Gjestin e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP Albania.
Ish-konkurrentja theksoi se nuk do të hyjë e as nuk do të ketë një ballafaqim me Gjestin.Veç kësaj, tani është tejet e angazhuar sa i përket anës profesionale me projekte të reja.