Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë
Pas spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, situata mes Gjesti dhe Eglit ka marrë një kthesë të tensionuar.
Marrëdhënia e tyre, që dikur dukej e afërt dhe e veçantë, ka hyrë në një fazë të paqartë, duke lënë Eglin në një situatë të vështirë emocionale.
Përplasja mes tyre u nxit nga distanca që Gjesti ka filluar të mbajë kohët e fundit, duke mos i dhënë asnjë fjalë përfundimtare për natyrën e lidhjes së tyre.
Kjo sjellje ka shkaktuar pasiguri te Egli, e cila pas spektaklit ishte dukshëm e tensionuar dhe e emocionuar.
Në një moment të ngarkuar emocional, Egli iu drejtua Gjestit me fjalë të forta:”Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë. Ndihem në turp pse ndiej një gjë të bukur për një njeri”.
Gjesti, nga ana e tij, mbetet i rezervuar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të sqaruar ndjenjat apo qëllimet e tij, duke e lënë situatën në një pikë të paqartë.
Ky tension mes dyshes ka sjellë një tjetër dramë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke rritur kureshtjen e publikut për zhvillimet e ardhshme.