Sara Kolami, finalistja e parë që ndërpret garën në Big Brother VIP Kosova

Sara Kolami, finalistja e parë që ndërpret garën në Big Brother VIP Kosova

Showbiz January 25, 2025 - 01:22

Sara Kolami u bë finalistja e parë që u eliminua nga gara gjatë finales së madhe të Big Brother VIP Kosova, pas vendimit të publikut përmes televotimit.

Edhe pse nuk arriti të siguronte një vend më të lartë në garë, Sara u largua me shumë edukatë dhe dinjitet, duke shprehur mirënjohjen e saj për përvojën dhe përkrahjen që mori gjatë rrugëtimit të saj në spektakël.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh,” Sara u komentua shpesh për natyrën e saj të qetë dhe të rezervuar.

Ndërsa disa e vlerësuan për sjelljen e saj të kulturuar dhe mungesën e konflikteve, të tjerë e kritikuan për faktin se nuk kishte qenë një lojtare shumë aktive dhe strategjike në lojë.

Pavarësisht kësaj, ajo arriti të fitojë simpatinë e një pjese të publikut, duke u renditur mes pesë më të mirëve të këtij edicioni.

Pas largimit të Sarës, në garë kanë mbetur katër finalistë, të cilët po luftojnë për çmimin e madh dhe titullin e fituesit të Big Brother VIP Kosova. /telegrafi