Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Big Brother VIP Albania ka hyrë në fazën e tensioneve dhe përplasjeve mes banorëve, duke sjellë momente të nxehta brenda shtëpisë.
Një prej momenteve më të tensionuara ndodhi kur Aldo vendosi të thyejë kutinë e emergjencës, e cila ofron mundësinë e një çmimi të veçantë.
Ai e komentoi vendimin e tij duke thënë: “Mund të duket si diçka egoiste, por kam nevojë të shoh vajzën time.”
Pas thyerjes së kutisë, Aldo merr një “çmim” dhe në letër shkruhet: “Ti ke të drejtë të çosh një banor të shtëpisë në nominim të përhershëm.”
Duke iu referuar një fjalimi që mori nga Gerta, Aldo tha se, për shkak të fjalëve të saj që i kërkuan të tregonte se ka “gjak”, ai nuk do të mendonte dy herë dhe vendosi ta dërgojë Gertën në nominim të përhershëm.
Ky veprim ka rritur tensionin mes banorëve dhe ka sjellë një përplasje të re brenda shtëpisë. /telegrafi