Morena Taraku falënderon të gjithë për përkrahjen pas paraqitjes në serialin turk “Kizilick Serbeti”
Ka kohë që këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është zhvendosur për të jetuar në Turqi.
Ajo tashmë ka ndërtuar një jetë të re, ku edhe po vazhdon me aktivitetet e angazhimet atje.
Bukuroshja së fundmi ka bërë debutimin në aktrim, në serialin e famshëm turk, “Kizilick Serbeti”.
E njëjta vjen në rolin e këngëtares duke interpretuar një këngë në gjuhën shqipe.
Në një postim të ri, Morena ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe zbuloi se ky projekt do të lansohet të enjten.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Këtë dashuri të madhe këtë mbështetje dhe këtë krenare që ma keni jep dje dhe sot u jam mirënjohëse nga zemra dhe kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi të ju falënderoj dhe ripostoj të gjithëve një nga një sepse jeni shumë.
Kënga do të publikohet më së largu të enjten në Spotify dhe do e keni aty ta dëgjoni sa herë të ju doj zemra sepse kam marrë shumë mesazhe lidhur me publikimin e këngës “I Asaj”.
Është një këngë për dashuri dhe mban në vete një histori.
Ju dua,
Morena