Angelina Jolie u shfaq pa këpucë në emisionin e Jimmy Fallon, kishte një arsye të mirë prapa kësaj

Angelina Jolie u shfaq pa këpucë në emisionin e Jimmy Fallon, kishte një arsye të mirë prapa kësaj

Showbiz December 07, 2024 - 16:28

Angelina Jolie së fundmi u shfaq në një shfaqje të famshme televizive pa këpucë.

Gjegjësisht, aktorja 49-vjeçare ishte e ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon dhe rast ishte roli i saj si Maria Callas në filmin e Pablo Larrain. Me atë rast, ajo ka mbërritur zbathur, gjë që ka habitur shumë teleshikues, por edhe drejtuesin Jimmy.

“Kam vënë re se je zbathur. A i ke harruar këpucët”, tha Fallon.

Fituesja e Oskarit më pas shpjegoi se një ditë më parë kishte thyer gishtin e këmbës, kështu që u përpoq të gjente një këpucë të rehatshme, por thjesht vendosi që do të përfundonte zbathur.

Kur Jolie u ul dhe filloi intervistën, ajo përmendi se kishin kaluar 10 vjet që kur dha një intervistë për herë të fundit në televizionin publik dhe se kjo e bëri atë veçanërisht nervoze dhe të pakëndshme.

Në intervistë ajo ka folur edhe për fëmijët e saj dhe nëse ata janë të interesuar të punojnë në industrinë e filmit dhe muzikës.

“Mendoj se disa prej tyre duan të punojnë jashtë kamerës, prapa skenave, por ata me të vërtetë duan të ruajnë privatësinë e tyre. Mendoj se do të donin privatësinë më shumë se çdo gjë. Është pak e sikletshme sepse të gjithë janë të famshëm. Por kjo është zgjedhja e tyre”, tha ajo. /telegrafi