Xheneta i kërkon llogari Arionit për fjalët që i tha Gjestit rreth testit të ADN-së

Xheneta i kërkon llogari Arionit për fjalët që i tha Gjestit rreth testit të ADN-së

Showbiz December 01, 2024 - 19:18

Një debat i ashpër ka ndodhur pasditen e së dielës në Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo në mes të Xhenetës dhe Arionit, për shkak të një bisede që ky i fundit kishte bërë me Gjestin.

Derisa po qëndronin në dhomë të gjumit, modelja shkoi për t’i kërkuar llogari këngëtarit për fjalët që kishte thënë.

“Përse ke thënë ti se kur të bësh fëmijë me Xhenetën duhet të bësh testin e ADN-së”, iu drejtua ajo.

Banori i këtij formati mbeti i shtangur derisa u mundua t’i kamuflonte gjërat, duke thënë se nuk kishte ndonjë qëllim të keq.

“Marre duhet të të vijë. Si mund të thuhen këto fjalë, do e shohësh kur të shkoj në dhomë të rrëfimit”, tha Fetahu.

Arioni në anën tjetër i tha se vetë e ka potencuar se e ka një të dashur jashtë, një brenda dhe për të tjerë.

Më pas, i njëjti shkoi për t’i kërkuar falje Gjestit nëse është prekur nga e gjithë kjo.

“Nëse ti je prekur, unë të kërkoj falje, të tregova, edhe kur ke Xheneta këtu, të thash të kërkoj falje”, u shpreh Arioni.

Këngëtari pejan vazhdoi më pastaj duke thënë që ai duhet t’i kërkojë falje për këtë edhe Xhenetës. /telegrafi