Justin Timberlake anulon koncertin në Oklahoma për shkak të një lëndimi

Justin Timberlake anulon koncertin në Oklahoma për shkak të një lëndimi

Showbiz December 01, 2024 - 16:01

Justin Timberlake ka zhgënjyer fansat në Oklahoma City duke anuluar koncertin e tij të planifikuar për 2 dhjetor, vetëm disa ditë përpara.

Këngëtari, 43 vjeç, njoftoi përmes Instagramit se një dëmtim në shpinë që pësoi në New Orleans më 25 nëntor e detyroi të shtyjë shfaqjen.

“Më vjen shumë keq, Oklahoma City… Më duhet ta anuloj shfaqjen. Kam lënduar shpinën dhe mjekët më kanë këshilluar të pushoj më gjatë”, shkruan DailyMail.

Ky është anulimi i shtatë për Timberlake gjatë turneut të tij botëror “Forget Tomorrow”, i cili përfshin 115 shfaqje në 15 muaj dhe është promovimi i albumit të tij të fundit, “Everything I Thought It Was”.

Më parë, këngëtari kishte shtyrë disa koncerte në tetor për shkak të bronkitit dhe laringitit.

Turneu, i cili filloi në prill në Vancouver, Kanada, dhe pritet të përfundojë në korrik 2025 në Paris, është turneu i tij i parë pas pesë vitesh.

Pavarësisht sfidave, Timberlake vazhdon të punojë për t’u rikthyer në skenë. /telegrafi