Pas mosmarrëveshjeve, zviceranët miratuan financimin publik të “Eurovision Song Contest 2025”

Pas mosmarrëveshjeve, zviceranët miratuan financimin publik të “Eurovision Song Contest 2025”

Showbiz November 26, 2024 - 09:39

Qytetarët e Bazelit e mbështetën propozimin për financimin publik të Eurovision 2025, i cili do të mbahet në këtë vend.

Mbështetjen e kanë dhënë 66.4 për qind e votuesve.

Rezultatet paraprake të votimit tregojnë se shumica e votuesve kanë dhënë dritën jeshile për një kredi prej 40 milionë eurosh, e cila do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e organizimit të aktivitetit.

Këto fonde do të drejtohen drejt aspekteve të ndryshme të Eurovisionit, duke përfshirë kostot e programit shoqërues, akomodimin për pjesëmarrësit dhe vizitorët, si dhe fushatat promovuese dhe mirëseardhjeje.

Gjithashtu, një pjesë e parave do të investohen në zgjerimin e rrjetit të transportit publik lokal për të lehtësuar aksesin në të gjitha pjesët e qytetit gjatë konkursit.

Edhe pse shumica e qytetarëve e mbështetën këtë iniciativë, çështja e financimit të Eurovisionit u bë temë e polemikave politike. Partia e djathtë, Bashkimi Demokratik Federal, nisi një nismë për mbledhjen e firmave kundër këtij propozimi.

Politikanët e kësaj partie kritikuan Eurovisionin, duke e quajtur atë një “platformë propagandistike që favorizon homoseksualët dhe njerëzit jobinarë”.

Kujtojmë se hulumtimi i Blick tregoi gjithashtu se miratimi është më i fortë tek njerëzit me një nivel më të lartë arsimor sesa midis grupeve të tjera të popullsisë.

Ata iu përgjigjën pyetjes nëse do të jenë nikoqirë të konkursit. Nga të anketuarit, 49 për qind janë përgjigjur “jo” dhe 46 për qind “po”, ndërsa 5 për qind nuk janë përgjigjur fare. /Telegrafi