Kurorëzohen Bardhi dhe Sara Gjordeni
Showbiz
November 11, 2024 - 18:51
Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme (e hënë) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ata duket se janë kthyer në Kumanovë, ku edhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të tyre.
Ndër të tjerash, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka vënë në dukje unazën që i ka dhuruar partneri.
Duket se këtë datë e kanë ruajtur për një ditë speciale si kjo e tyre.
Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze. /telegrafi