Nuk e pranoi kurrë si anëtare të familjes, ndërron jetë njerka e Madonës

Nuk e pranoi kurrë si anëtare të familjes, ndërron jetë njerka e Madonës

Showbiz September 27, 2024 - 16:45

Joan Ciccone, njerka e Madonnas, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje të gjatë me një formë agresive të kancerit, në moshën 81-vjeçare, raportoi Page Six.

Në njoftimin mortor thuhej se ajo do t’u mungojë pafundësisht familjes dhe miqve të cilëve u zbukuroi jetën me entuziazmin, gëzimin dhe dashurinë e saj. Madonna ende nuk ka reaguar publikisht për këtë ngjarje.

Joan u martua me babain e Madonnës, Silvio Tony Ciccone, në vitin 1966 dhe së bashku rritën gjashtë fëmijët e tij nga martesa e parë me ish-bashkëshorten, e cila gjithashtu quhej Madonna: Anthony, Martin, Madonna, Paula, Christopher dhe Melanie. /oranews