Modelja transgjinore vritet në Gjeorgji, pas miratimi të ligjit “anti-LGBTQ+”
Showbiz
September 19, 2024 - 18:35
Një modele gjeorgjiane, e njohur si transgjinore është vrarë, thanë zyrtarët lokalë, një ditë pasi qeveria miratoi legjislacionin që do të vendosë kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat e LGBTQ+ në vend.
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se Kesaria Abramidze, 37 vjeç, besohet të jetë vrarë me thikë në banesën e saj në periferi të Tbilisi të mërkurën, shkruan The Guardian.
Mediat gjeorgjiane më vonë raportuan se një burrë ishte arrestuar në lidhje me krimin.
Abramidze ishte një nga figurat e para publike trans të vendit. Vdekja e saj vjen pas legjislacionit të diskutueshëm mbi “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” që do t’i lejojë zyrtarët të nxjerrin jashtë ligjit ngjarjet e Krenarisë dhe të censurojnë filmat dhe librat.