Zbulohet edhe identiteti i 17-vjeçarit që u përfshi në planifikim e sulmit terrorist në koncertet e Taylor Swift
Është identifikuar edhe personi tjetër, 17-vjeçari që planifikoi sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift në Vjenë.
Heute raporton se 17-vjeçari u identifikua si Luca K. dhe se ai ishte shok i 19-vjeçarit që u përfshi në këtë sulm.
I riu mohon gjithçka, shkruan Heute.
Megjithatë, gjatë hetimeve, policia konstatoi se ai e kishte vizituar xhaminë disa herë.
“Sepse e dashura ime jetonte në atë zonë në atë kohë”, u tha Luca K hetuesve.
Sipas kreut të sigurimit të shtetit, Omar Haijawi-Pirchner, ai ishte ndarë së fundi me të dashurën e tij.
Më 7 korrik ka folur në telefon me Beran A. për një orë, “por vetëm se ishim miq”, pohon 17-vjeçari.
Natën e 2 deri më 3 gusht 2024, ai ndodhej edhe në banesën e Beran A. në Ternitz.
Hetuesit dyshojnë se të dy po planifikonin sulme terroriste.
“Unë jam 17 vjeç dhe Berani ka një makinë. Ne donim vetëm të shkonim me makinë”, pohon i riu.
Ministria e Punëve të Brendshme për N1 hodhi poshtë pretendimet se 19-vjeçari është me origjinë kroate.
“Sa i përket të riut me origjinë kroate, sipas të dhënave tona, ai asnjëherë nuk ka qenë i regjistruar në territorin e Republikës së Kroacisë për nga vendbanimi, transiti dhe shtetësia”, thuhet në MPB.
Mes tyre është edhe një 15-vjeçar austriak me origjinë turke, i cili tashmë është i njohur për policinë. /Telegrafi