Beyonce dhuron miliona për fushatën presidenciale të Kamala Harrisit

Beyonce dhuron miliona për fushatën presidenciale të Kamala Harrisit

Showbiz August 08, 2024 - 10:31

Beyonce ka mbështetur haptazi Kamala Harrisin në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trumpit, që do të mbahen në muajin nëntor. Këtë gjë këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ndanë në rrjetet sociale edhe Beyonce, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave, Beyonce do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harrisin.

Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të “zbriste në fushë” dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trumpit. /abcnews