Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj në finalen e spektaklit “The Masked Singer US”

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj në finalen e spektaklit “The Masked Singer US”

Showbiz May 23, 2024 - 08:23

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e spektaklit televiziv “The Masked Singer US”, ku ka qenë një nga anëtaret e jurisë.

E njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe praninë karizmatike, Rita ka dhënë vërtetë një shfaqje mbresëlënëse në një nga spektaklet më të ndjekura në televizionin amerikan.

Image

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa fotografi ku shfaqet mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë rozë dhe me flokët e mbledhura në një stil elegant.

Paraqitja e saj ka arritur të tërheqë vëmendjen e ndjekësve si dhe të theksojë ndjesinë e festës që shoqëron natën finale të një emisioni të tillë të suksesshëm.

Image

“Nuk mund ta besoj se sonte është finalja e madhe e ‘The Masked Singer US’! Ka qenë një përvojë e pabesueshme të jesh pjesë e panelit të gjykimit dhe jam shumë mirënjohëse që kam qenë dëshmitare e talenteve të tilla të mahnitshme!”, ka shkruar Ora pranë postimit.

Image

Rita Ora ka qenë prej kohësh një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës, por pjesëmarrja e saj si gjykatëse në “The Masked Singer US” ka rritur edhe më shumë popullaritetin e saj duke e shpalosur përpara një audience akoma më të gjerë.

Image

Ajo është vlerësuar për aftësinë e saj për të dhënë kritika të ndershme dhe të drejtpërdrejta, si dhe për energjinë pozitive që sjell në panelin e jurisë.

Image

Image