Alban Skenderaj publikon këngën e re “Pranvera”

Alban Skenderaj publikon këngën e re “Pranvera”

Showbiz April 06, 2024 - 18:57

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skenderaj, ka surprizuar fansat e tij me një tjetër këngë.

Titulli i kësaj kënge të re është “Pranvera”, një titull që e përshkruan në mënyrë perfekte emocionin që kënga dëshiron të transmetojë.

Kompozimi i kësaj kënge është bërë nga vetë Albani, i cili jo vetëm ka shkruar tekstin por ka krijuar dhe melodinë e këngës.

Përmes interpretimit plot pasion, Alban Skenderaj siguron fansat e tij se dashuria është një temë e pafundme për të eksploruar dhe kurrë nuk zhgënjen me mënyrën sesi e sjell atë në muzikën e tij.

Alban jo rrallë ka qenë protagonist i projekteve që kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare.

Ky projekt tashmë veçse po pëlqehet nga fansat, pasi Alban është një nga emrat që ka garantuar cilësi dhe ndjenjë në çdo krijim të tij.