Mërgimtari që humbi jetën në Itali pas një aksidenti tragjik me Ferrari, ishte një DJ tejet i njohur
Showbiz
April 02, 2024 - 18:12
Hysni Qestaj, 41-vjeçari nga Kosova i cili humbi jetën pas një aksidenti të rëndë të dielën në Italinë veriore, ishte një DJ mjaft i njohur.
I ndjeri me prejardhje nga Juniku, ishte i njohur me emrin artistik “DJ Style Q”.
Lajmi për aksidentin e tij tragjik kishte tronditur mediet e huaja e po ashtu edhe ato vendore.
Ai kishte vozitur një Ferrari në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik dhe brenda ishte po ashtu edhe një grua që humbi jetën, por identiteti i saj nuk është bërë i ditur.
Sipas raportimeve të medieve italiane, i ndjeri kishte lëvizur me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe vetura kishte rrëshqitur në rrugën e lagur dhe është përplasur në rrethojat e rrugës.
Pas kësaj vetura e tyre, me targa të Zvicrës ka shpërthyer në flakë.