Pas kritikave, reagon Enis Ujkani (VIDEO)

Pas kritikave, reagon Enis Ujkani (VIDEO)

Showbiz shtator 25, 2015 - 19:49

Personazhi kryesor në reklamen e “Extra Caffesë”, për të cilën u komentua sot gjatë ditës, ka folur për Magazina.al Enis Ujkani ka treguar se nga erdhi ideja që të jetë pjesë e kësaj reklame, që është kopje e një tjetre ku luan aktori holliwodian, George Clooney.

“Ka qenë ideja e pronarit të “Extra Caffesë” që unë të jem fytyra e këtij produkti”, ka thënë Ujkani për Magazina.al duke besuar se imazhi i tij prej show-meni do ta ndihmojë sado pak.

Kjo reklamë e realizuar nga Adonis Krasniqi, ka marrur si model atë ku luan George Clooney. Për qudi, Ujkani thotë se nuk e pëlqen fare këtë aktor dhe se nuk i kujtohet një film në të cilin luan Clooney. “Mua nuk më pëlqen Clooney. Nuk ka një film i tij që them se me ka pëlqyer”, tha Ujkani, duke treguar se është Leonardo di Caprio, Bred Pitt dhe Richard Gere, aktorët që i peferon më shumë.

Por, a ka arritur Ujkani të lauj në reklamë, ashtu sic inteprton Clooney? “Ideja nuk ka qenë që unë me kopju lojen e Clooneyt. Unë aty kam stilin tim të aktrimit dhe besoj se e keni parë dallimin”, ka thënë Ujkani për Magazina.al

VIDE, KLIKO KETU