Nuk është më misterioze, Blero sjell një tjetër fotografi krah të dashurës së re

Nuk është më misterioze, Blero sjell një tjetër fotografi krah të dashurës së re

Showbiz February 04, 2024 - 23:17

Blerim Muharremi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pasi pas finales së Big Brother VIP Kosova 2 u tha se pati një sherr me sigurimin.

Artisti shqiptar u përfol se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, gjë që e mohoi.

Megjithatë, ata duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe se janë mjaft të lumtur.

I njëjti ka ndarë një fotografi në Instagram përkrah të dashurës duke darkuar në një nga restorantet në Prishtinë.

“Grua e lumtur, jetë e lumtur”, kanë qenë fjalët e 45-vjeçarit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)

Për të dashurën e re, këngëtari ka folur gjatë tërë kohës sa ishte brenda Big Brother.

Ndonëse nuk ka zbuluar edhe aq shumë, dihet se partnerja e Bleros jeton jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi

Image

Image