Publikohet fotoja e parë e Elon Muskut me binjakët e tij

Publikohet fotoja e parë e Elon Muskut me binjakët e tij

Showbiz September 08, 2023 - 08:17

Është publikuar për herë të parë një foto e Elon Muskut me Shivon Zilis dhe binjakët që erdhën në jetë gati dy vjet më parë.

Little Strider dhe Azur lindën në nëntor 2021, disa javë para se Musk dhe muzikantja me emrin skenik Grimes, të kishin fëmijën e tyre të dytë përmes një surrogate.

Fotoja e rrallë u shpërnda përmes Twitter nga autori i biografisë së ardhshme të Musk, Walter Isaacson.

Fotoja me CEO-n e Tesla, Zilis dhe dy fëmijët e tyre daton kur foshnjat ishin 16 muajshe në atë kohë, në X (ish-Twitter).

Zilis u takua me Musk përmes OpenAI, një organizatë jofitimprurëse e kërkimit dhe zhvillimit të AI që Musk e themeloi në vitin 2015.

Jeta personale e shumëpërfolur e Elon Musk përfshin tre martesa dhe tri divorce, dy prej të cilave janë nga e njëjta grua. Ai ka shtatë fëmijë nga dy lidhje të gjata. Bashkë me binjakët që ka me Zilisin, ai ka gjithsej 9 fëmijë. /abcnews