Transformimi drastik i Albatrit Muqiqit

Transformimi drastik i Albatrit Muqiqit

Showbiz June 05, 2023 - 09:32

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka tash e sa kohë që ka pauzuar pak nga muzika.

Ai i është përkushtuar pak më shumë biznesit, ndërsa të gjithë fansat kanë vënë re se ai ka bërë një ndryshim drastik së fundmi në pamjen e tij.

Duke iu përkushtuar palestrës dhe një diete të shëndetshme, Albatritit ka arritur që të ketë linja të përsosura të trupit.

E në lidhje me këtë ndryshim ai është pyetur në një nga intervistat e tij të fundit për emisionin “Prive”.

“Normal përkujdesja në ushqimin, me fitnes jam marr gati çdo ditë, çdo mëngjes dhe normal që vetëm kujdesi dhe përkushtimi që kam pasur, më ka bërë të arrij këtu ku jam”, tha Albatriti.

I njëjti u pyet nëse bashkëshortja e tij Egzona është bërë më xheloze tani me ndryshimin e tij në pamje, mirëpo përkundrazi, ai tregoi se ajo vetëm e ka mbështetur atë.