Eurovisioni këtë vit me mbi 160 milionë shikues, Kosova në mesin e tri shteteve me më së shumti votues

Eurovisioni këtë vit me mbi 160 milionë shikues, Kosova në mesin e tri shteteve me më së shumti votues

Showbiz May 26, 2023 - 09:55

Festivali i 67-të i këngës Eurovision, i organizuar këtë vit nga BBC në Liverpool, në emër të Ukrainës, bashkoi audiencën në të gjithë botën në platformat lineare dhe online falë mediave të transmetuesve publikë.

Eurovisioni, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), arriti 162 milionë shikues gjatë tri netëve të drejtpërdrejta më 9, 11 dhe 13 maj, ndërsa këtë vit për herë të parë është votuar edhe nga Kosova, duke u bërë shteti i tretë që ka dërguar më së shumti vota në Eurovision, pas SHBA-së dhe Kanadasë, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se platforma zyrtare e votimit esc.vote ka mundësuar votim me pagesë për shtetet jopjesëmarrëse, ku çmimi për një votë ka qenë 1 euro, ndërsa një person ka mundur të dërgojë deri 20 vota.

Shikueshmëria, çdo vit e në rritje

Image
Loreen nga Suedia fituese e Eurovision 2023

Sipas EBU-së, përqindja e shikueshmërisë së natës finale, të shtunën, më 13 maj, ishte 40.9%, që mbetet më shumë se dyfishi i mesatares së kanaleve të transmetimit (17.4%).

Mbretëria e Bashkuar si organizatore dha audiencën e tyre më të madhe në rekord të Eurovisionit, me një mesatare prej 9.9 milionë shikuesish që ndoqën finalen e madhe në BBC One, 12%.

Vendi fitues i vitit të kaluar, Ukraina, dha një përqindje shikimi prej 19.7%.

Si Gjermania, ashtu edhe Franca panë gjithashtu një rritje të audiencës, nga viti në vit.

Gjermania dha audiencën e dytë më të madhe me një mesatare prej 7.4 milionë shikuesish që shikonin Finalen e Madhe, me 14% më shumë në vitin 2022, ndërsa audienca e Francës u rikuperua, duke mbledhur një mesatare prej 3.5 milionë shikuesish, me 10% më shumë në vitin 2022.

Suedia, e cila bëri histori duke fituar Eurovisionin për herë të 7-të, dha një audiencë mesatare prej 2.3 milionë shikuesish, duke përbërë 82.3% të të gjithë shikuesve televizivë në vend. Finlanda, e cila doli e dyta në garë dha audiencën e tyre më të mirë që nga viti 2007, me 1.7 milionë shikues, 71% më shumë në vitin 2022.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovisionit, Martin Österdahl tha se festivali ka dëshmuar edhe një herë se media e shërbimit publik ka fuqinë të bashkojë botën përmes muzikës me një shtrirje globale për të cilën është jashtëzakonisht krenarë.

“Jemi të entuziazmuar kur shohim se çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën zbulojnë këtë ngjarje të veçantë dhe se ajo po ofron një pikënisje të madhe për muzikë të re”, tha Osterdahl, transmeton Zeri.info.

Eurovision ka pasur një shikueshmëri të lartë edhe në platformat online, ku 7.6 milionë njerëz ndoqën Finalen e Madhe drejtpërdrejt në YouTube me mbi 3.2 milionë shikime të drejtpërdrejta të gjysmëfinaleve.

Në TikTok, Partneri Zyrtar i Eurovisionit, tri netët e drejtpërdrejta u shikuan nga 4.8 milionë herë.

Mbulimi mediatik

Mbi 1,100 gazetarë nga mbi 50 vende u akredituan për të mbuluar ngjarjen në Liverpool - nga ata rreth 180 ishin nga mediat e komunitetit të fansave. Rreth 550 gazetarë u akredituan për të mbuluar ngjarjen në internet.

Mbulimi i ngjarjes u rrit me 20% nga viti në vit me mbi 150,000 artikuj të shkruar rreth Eurovisionit vetëm në maj.

Ndërsa ndikimi i plotë ekonomik dhe social i organizimit të ngjarjes në Liverpool është ende duke u vlerësuar, të dhënat dhe shifrat e hershme nga Policia e Merseyside sugjerojnë se 500,000 vizitorë të tjerë erdhën në qytet në dy javët festivalit.

Votimi

Për herë të parë këtë vit, shikuesit nga vendet jopjesëmarrëse kanë mundur të votojnë edhe në internet për këngët e tyre të preferuara. Në total u morën vota nga 144 vende, përfshirë 37 që morën pjesë.

Nga vendet jopjesëmarrëse që patën mundësin të votojnë online, shikuesit në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Kosovë, Luksemburg, Zelandën e Re, Meksikë, Hungari, Sllovaki, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Kili hodhën më së shumti vota në internet.

Image
Rezultati final pas votimit nga juria dhe publiku