Publikohet fotoja e fundit e Tina Turnerit përpara vdekjes

Publikohet fotoja e fundit e Tina Turnerit përpara vdekjes

Showbiz May 26, 2023 - 08:41

Fotoja e fundit e Tina Turnerit tregon këngëtaren legjendare në shtëpi me pantallona sportive, duke kujtuar disa nga momentet më krenare të jetës së saj.

Fotografia e saj më e fundit u postua në llogarinë e saj në Twitter në mars 2021, më shumë se dy vjet para vdekjes së saj në moshën 83-vjeçare .

Në postim, Turneri tregoi se ishte në pritje të dokumentarit të saj të ardhshëm “TINA”.

Legjenda e rock ‘n’ roll-it duket në foto duke kënduar e kërcyer bashkë me fansat e saj që duken pas shpinës së këngëtares e cila po përjetonte edhe njëherë performancën e saj në një koncert.

Image