Albina Kelmendi nis turneun në Evropë për ta promovuar këngën e Eurovisionit

Albina Kelmendi nis turneun në Evropë për ta promovuar këngën e Eurovisionit

Showbiz March 31, 2023 - 15:08

Këngëtarja Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj kanë mbërritur në Varshavë, ku do të nisin promovimin e këngës “Duje”, me të cilën përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.

Turneu i tyre, i cili përfshin disa qytete evropiane, do të nisë nga nesër me Poloninë, ku do të marrin pjesë në eventin “Polish Eurovision Party”, transmeton Zeri.info.

Image

Pas Polonisë, Albina Kelemendi pritet të marrë pjesë edhe në disa evente të tjera, si “Eurovision in Concert” në Amsterdam, “London Party” në Londër, “Israel Calling” dhe disa të tjera.

Kujtojmë se këtë vit Eurovisioni do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe nga datat 9, 11 dhe 13 maj dhe në garë janë 37 shtete. /Zëri