“E njihja të ndjerin” – Luizi shpërthen në lot kur informohet për vrasjen në Top Channel, premton t’i ndihmojë familjarët e tij

“E njihja të ndjerin” – Luizi shpërthen në lot kur informohet për vrasjen në Top Channel, premton t’i ndihmojë familjarët e tij

Showbiz March 28, 2023 - 21:50

Spektakli i ditës së martë i Big Brother VIP Albania ka nisur në mënyrë të pazakont pasi banorët u informuan për rastin e vrasjes së rojës së sigurisë në Top Channel që ndodhi në orët e para të ditës së hënë.

Të prekur nga ky lajm ata kanë shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit ndërsa u pyetën nëse duna të vazhdojnë rrugëtimin në BBVA.

Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli ka shpërthyer në lot duke thënë se e njeh të ndjerin teksa edhe bëri një premtim për familjen e rojës që mbeti i vrarë.

Luizi tha se cfadro cmimi që ia do të fitojë në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë të tyre do ta ndajnë me familjarët e të ndjerit.

“Në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë e asaj që do marr me vete do shkojë për familjen e të ndjerit”, u shpreh Luizi.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e banorëve u shpreh të gatshëm për të vazhduar këtë eksperiencë deri në fund.

Kujtojmë që data e finales së madhe të BBVA është vendosur më 6 maj.