
“Çka ishte kjo? Kallash”, momenti kur të shtënat drejt Top Channel u dëgjuan live në BBVA
Showbiz
March 27, 2023 - 07:55
Teksa transmetimi i drejtpërdrejt ishte duke vazhduar dhe ishte duke ndodhur një bisedë mes banorëve në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, janë dëgjuar krisma armësh.
Nga kjo u befasuan edhe tre banorët që ishin jashtë Nita Latifi, Kris Aliaj dhe Qetsor Ferunaj, teksa ky i fundit iu përgjigj pyetjeve të banorëve tjerë duke thënë se këto krisma ishin nga arma automatike “Kallash”.
Shtëpia e BBVA nuk është larg ndërtesës së Top Channel, kompani që e organizon edhe këtë program.
Pak minuta më vona u konfirmua nga Polica e Shtetit të Shqipërisë, se të shtënat ishin drejt ndërtesës së Top Channel dhe se nga nga këto të shtëna është vrarë edhe një nga rojat e sigurisë së ndërtesës.