“Lufta” për Instagram-in e Luizit, familjarët e këngëtarit konfirmojnë se të drejtat autoriale i kaluan produksionit të BBVA-së

“Lufta” për Instagram-in e Luizit, familjarët e këngëtarit konfirmojnë se të drejtat autoriale i kaluan produksionit të BBVA-së

Showbiz March 23, 2023 - 13:47

Prej ditësh është zhvilluar një “betejë” për të fituar të drejtat autoriale të llogarisë në Instagram të Luiz Ejllit.

Këngëtari i cili për rrugëtimin dhe lojën e tij në Big Brother VIP Albania po konsiderohet fenomen, brenda një kohe të shkurtët arriti një numër të madh ndjekësish teksa aktualisht ka 644 mijë të tillë.

Por, së fundmi emri i llogarisë së tij u ndryshua nga “Luiz Ejlli” në “Ina Ejlli”, që është motra e tij, më pas për disa orë faqja u ‘zhduk’ për t’u rikthyer me një ndryshim tjetër.

Në llogarinë e artisti shkodran në Instagram nuk figuronte asnjë postim, ndërsa sot (e enjte) është konfirmuar se kjo faqe tashmë i takon produkisonit të BBVA, saktësisht televizionit Top Channel.

Këtë e ka konfirmuar kunati i Luizit, Sokol Tahiri në një postimi në llogarinë e tij personale në Instagrami.

Ai tha faqja që menaxhohej nga shoqja dhe motra e Luizit, tani të drejtat autoriale për të i kanë kaluar Top Channel-it.

“Në një komunikim me produkisonin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument”, ka thënë ndër tjera familjari i Ejllit.

Ai tutje ka kërkuar që përkundër ngjarjeve të fundit, fansat të vazhdojnë të mbështesin Luizin dhe të shijojnë lojën e tij në BBVA.

“Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, thuhet tutje në postim.

Image