Fituesi i Big Brother në Kanada kërkon që për shkak të Luizit të votohet për qëndrimin e Kiarës në BBVA

Fituesi i Big Brother në Kanada kërkon që për shkak të Luizit të votohet për qëndrimin e Kiarës në BBVA

Showbiz March 23, 2023 - 09:22

Ditë më parë një mbështetje për Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania erdhi edhe nga fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs.

Këngëtari shkodran në disa raste ka përmendur kanadezin duke deklaruar se disa strategji të lojës së tij i ka marrë nga ai.

Kështu ndodhi edhe kur dolën në nominim Luizi bashkë me Kristin dhe Armaldon pasi këngëtari arrit të u bënte një kurth që rezultoi duke i dërguar të tre në televotim.

Kjo bëri që Jacobs të dëgjonte për Luizin madje edhe doli publikisht në përkrahje të tij duke e quajtur Luizin një ikonë.

Ndërkohë, tashmë ai po vazhdon të komentoj vijueshmërinë e lojës në shtëpinë e famshme ashtu siç ka bërë me nominimin e fundit të Kiarës përballë Oltës.

Kevin në një video që ka publikuar në rrjetet sociale ka thënë është Kiara ajo për të cilën publikohet duhet të votoj që ta mbajnë në shtëpi pasi Luizi ka deklaruar se ai do të largohet bashkë me të në rast se eliminohet.

“E shikova spektaklin e Big Brother Albania, unë nuk flas shqip por ky është komenti im, ishin disa njerëz në panel duke folur me banorët përmes prezantueses teksa transmetoheshin disa video të javës dhe komentoheshin ndonëse në e flas gjuhën unë arrita të lexoj vetëm përmes gjuhës së trupit, por u shfaqën disa video ku Kiara dilte keq, nuk e kam idenë pse ndodhu kështu që ajo u nominua përballë Oltës, dhe aq sa di Olta është kundërshtarja më e madhe e Luizit, ndërsa Kiara është e dashura e tij dhe Luizi tha se ai do të largohej nëse Kiara eliminohet nga votat e publikut, prandaj ne duhet ta votojmë Kiarën që ta shpëtojmë nëse duam që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji dhe ai po përgatit diçka, mendoj që Luizi do të gjejë një zgjidhje, vazhdo përpara Luizi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, theksojmë që ndonëse deklaroi gjatë spektaklit se ai do të largohej në rast të eliminimit të Kiarës, Luizi tashmë duket se ka ndryshuar mendim.

Vendimi për eliminim e njërës prej vajzave pritet të kuptohet gjatë spektaklit të së shtunës, më 25 mars.

@kevintedjacobs Watched an episode of BBVIP Albania and I dont speak Albanian. Save Kiara, I think #meluizin #luizejlli #kevintedjacobs ë original sound - kevintedjacobs