Bëhet virale një video e Deamishelit, në të cilën gjyshja e saj gjatë vizitës në BBVA ia dha një letër fshehurazi?

Bëhet virale një video e Deamishelit, në të cilën gjyshja e saj gjatë vizitës në BBVA ia dha një letër fshehurazi?

Showbiz March 12, 2023 - 16:31

Deamishel ishte banorja që hapi mbrëmë (e shtunë) ‘Kutinë e Pandorës’ në Big Brother VIP Albania.

Si një gjë të mirë, ajo kishte për të takuar gjyshen e saj, me të cilën ka treguar disa herë se ruan një raport shumë të ngushtë.

Me këtë rast nga takimi i tyre u bë virale një pjesë, ku thuhet sikur gjyshja ia dhuroi një letër fshehurazi biondes.

Image

Për shumë u cilësua si një letër që mund të ketë ndonjë informacion, e të tjerët spekuluan se ishte thjesht një faculetë.

Kjo tanimë po bën xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në çdo platformë të mundshme sociale.

Veç gjyshes së Deas, në oborr ishte edhe gjyshi i Keisit e babai i Sabianit si dhe një fqinje e ngushtë e Armaldo Kllogjerit.

BBVA po vazhdon të marrë vëmendje gjatë gjithë kohës dhe të jetë një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare.

@iljasajd #teamluizë #deamishel#korruption#bigbrotjervipalbnia#deatakongjyshen ë Originalton - Team Luiz