Teksa ndodhet brenda në BBVK, Brunos i kumtohet lajmi se i ka ndërruar jetë gjyshja

Teksa ndodhet brenda në BBVK, Brunos i kumtohet lajmi se i ka ndërruar jetë gjyshja

Showbiz February 06, 2023 - 23:32

Bruno është njëri nga banorët që i është bashkuar shtëpisë së famshme të Kosovës javë më parë.

Atij në natën e sotme në spektakël u bë e ditur nga moderatorët se do t’i jepet një lajm i hidhur.

Këngëtari i njohur u ftua në dhomën e sekreteve, gjersa iu publikua një klip ku protagoniste kishte gjyshen e tij.

E më pas ai lexoi një letër që ndodhej në kuti, në të cilën thuhej se i kishte ndërruar jetë gjyshja.

Ai u shfaq shumë i mërzitur, ndërkohë që theksoi se kishte një lidhje shumë të veçante me të.

“Kisha një ndjesi që tre ditë. Kur po shikoja nëse hëna ishte e plotë apo jo, se besoj shumë në Zot, mu krijua një si maskë në formë mace po nuk më pëlqeu. Ndërsa sot kur po lutesha më bë sikur një fytyrë gjyshi shumë i lumtur dhe mendoja se ishte një mesazh shumë i mirë për mua. Ndjeva që diçka nuk po shkonte mirë”, u shpreh Bruno.

Letra ishte shkruar nga bashkëshortja e tij, përmes së cilës i kërkoi që të vazhdonte tutje dhe të ketë edhe sa më shumë forcë.