“Ka kryer marrëdhënie në Big Brother”, Luizi i përmendi ish të dashurin, si reagoi Olta

“Ka kryer marrëdhënie në Big Brother”, Luizi i përmendi ish të dashurin, si reagoi Olta

Showbiz February 06, 2023 - 18:21

Hyrja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” ka risjellë në vëmendje të publikut edhe histori të shkuara të aktores siç është lidhje me ish banorin e Big Brother, Olsin.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurent.

Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.

Ndërkohë gjatë një bisede mes banorëve në BBV ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.

Menjëherë reagoi Olta Gixhari e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Mos përmend emra

Luiz: Ka dalë publike

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë….

Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit.