Alketa Vejsiu: Është koha e suksesit të Luiz Ejllit

Alketa Vejsiu: Është koha e suksesit të Luiz Ejllit

Showbiz January 29, 2023 - 17:33

Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Moderatorja e famshme së fundmi ka ndarë një video nga makina, ku shihet duke interpretuar këngën e re të Miley Cyrusit “Flowers”.

Ajo thekson se është e fiksuar pas kësaj kënge dhe në ndërkohë nuk ka lënë anash pa përmendur banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin, i cili këto kohë ka marrë vëmendje të madhe gjithandej.

“Jam fiksuar keq me këtë këngën. Dhe e di që nuk jam e vetmja. Është koha e suksesit të Miley Cyrus dhe Luiz Ejllit”, u shpreh ajo.

Image

Ndonëse nuk ka thënë më shumë, por Vejsiu shihet dukshëm se ka një pëlqim për të për lojën që po bën brenda shtëpisë.

Luizi ndërkaq ka thyer të gjitha rekordet në rrjete sociale, si banori më me së shumti shikime duke arritur afro një miliard.

Siç është thënë, ai ka kaluar me shikime edhe gjithë Big Brotherin e vitit të kaluar.