Osman Azemi pas seancës gjyqësore: Ishte një episod shumë i trazuar i jetës sime

Osman Azemi pas seancës gjyqësore: Ishte një episod shumë i trazuar i jetës sime

Showbiz January 27, 2023 - 15:13

Ish-anëtari i grupit “Stupcat”, aktori Osman Azemi, në seancën e së premtes është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gramëve kokainë.

Pas seancës, Azemi ka dhënë edhe një sqarim, ku ka treguar se rasti kishte ndodhur në vitin 2019, ndërsa ka kërkuar edhe falje publike, transmeton Zeri.info.

“Sot kam pasur nje seance gjyqesore rreth nje rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gje qe eshte pasqyruar edhe ne media. Une u kerkoje falje familjes sime, te afermeve dhe te gjithe atyre qe e percjellin dhe me perkrahin ne veprimtarine time per kete episod te jetes sime me te cilin nuk krenohem”, shkroi Azemi.

Ai ka thënë se kjo ngjarje kishte ndodhur në një moment të trazuar të jetës së tij artistike dhe emocionale.

“Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetes sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje per ate kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd. Puna dhe perkushtimi im mbetet qe veprimtaria ime artistike te jete sa me e pranuar nga te gjithe shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora. Ndersa te gjithe atyre qe perballen me episode te ngjashme ne jete ose qe te afermit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta perkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojne keto faza per ta vazhduar jeten edhe me te forte”, sqaroi Azemi. /Zëri