Reagimi i Kiarës kur e shikon Luizin zhveshur në banjë pasi kishte hyrë për të bërë dush [video]

Reagimi i Kiarës kur e shikon Luizin zhveshur në banjë pasi kishte hyrë për të bërë dush [video]

Showbiz January 25, 2023 - 17:07

Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë qëndruar vetëm për disa orë në një dhomë në kuadër të provës javore.

Ata u kujdesën për një bebe, ndërsa gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.

Në një çast, Luizi u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin.

Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha Kiarës që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.

Ajo u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, pasi duket se e kishte parë tërësisht të zhveshur.

Luizi nga ana tjetër filloi të qeshte, gjersa videoja u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.

Dyshja siç shihet po e shijojnë kohën brenda dhe Luizi ka shprehur hapur dashurinë që ka për Kiarën.

@dashi_official007 #dashi_official007 #meluizin #foryou #albania #kosovo #shkup #viral #Duett #fyp #tiranaë #bbvalbania ë Originalton - dashi_official