Diva e muzikës botërore Tina Turner në zi, i vdes djali

Diva e muzikës botërore Tina Turner në zi, i vdes djali

Showbiz December 09, 2022 - 19:05

Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

‘DailyMail’ raporton se Ronnie është gjetur nga fqinjët, përpjekjet e të cilëve për ta ringjallur dështuan. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Nëna e tij ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018. Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill. Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

Ronnie ka lindur në vitin 1960, nga Tina dhe bashkëshorti i saj Ike.

Policia u thirr në shtëpinë e Ronnie në mëngjes pasi gruaja e tij Feda, thirri policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Mjekët nxituan në shtëpinë në San Fernando Valley, ku gjetën kalimtarë të rastësishëm që po përpiqeshin të ndihmonin. Por përpjekjet e tyre përfundimisht dështuan dhe Ronnie u shpall i vdekur.

Ronnie luajti së bashku me nënën e tij në filmin biografik të vitit 1993 Ëhat’s Love Got To Do ëith It, i cili tregonte historinë e jetës së saj. /abcnews