Këngëtarja Celine Dion diagnostikohet me sindromën SPS

Këngëtarja Celine Dion diagnostikohet me sindromën SPS

Showbiz December 08, 2022 - 13:21

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, është diagnostikuar me sindromën “SPS-Stiff Person Syndrome”, që shkakton çrregullim të muskujve, shkruan Daily Mail.

Një sindrom i tillë shkakton ngurtësim të muskujve në mënyrë progresive dhe rezulton me paaftësi për të ecur ose për të folur.

Për këtë sindromë nuk ka kurë, por ka trajtime për të ngadalësuar përparimin. Celine Dion ndërkohë ka thënë se po bën gjithçka që të mundet për të minimizuar simptomat. /Express