Artistja shqiptare habit me deklaratën: Kam blerë vendin ku do varrosem, e vizitoj shpesh

Artistja shqiptare habit me deklaratën: Kam blerë vendin ku do varrosem, e vizitoj shpesh

Showbiz December 03, 2022 - 20:19

Piktorja e njohur shqiptare Zake Prelvukaj, ka befasuar me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur.

Prevlukaj gjatë një interviste, u shpreh se nuk ka frikë nga vdekja, andaj edhe që tani e ka blerë, siç u shpreh, tokën ku do të varroset.

“Unë nuk frikohem [nga vdekja] unë kam blerë edhe tokën ku do të varrosem, nuk frikohem, atje ku do varrosem janë të gjithë njerëzit e mi të dashur që kanë vdekur, kam pa që jeta është kështu dhe nuk frikohem aspak, e shoh vendin tim, e shoh vendin tim dhe me dëshirë të madhe e kam blerë”, tha Prelvukaj në një intervistë në T7, transmeton Zeri.info.

Ajo tha se këtë nuk e dinë shumë njerëz dhe se aty ka njerëz të dashur të saj që janë varrosur dhe i viziton shpesh bashkë me vendin e saj që ka blerë për vete.

“Njerëzit nuk e dinë por unë e kam bërë këtë dhe nuk i frikohem kësaj aspak, unë çoj lule tek varri i vajzës së axhës tim që ka qenë lekura ime, e di që do jem afër saj, unë shkeli në tokën ku do të jem edhe unë dhe nuk kam fare frikë ajo është shtëpia e përjetshme”, shtoi artistja. /Zëri