Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares

Stresi i ashpër ndaj VIP-av që nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares

Showbiz December 01, 2022 - 21:50

Reperi Stresi ka kritikuar shumicën e estradës shqiptare të cilët nuk reaguan ndaj vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastory-n e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistëve kanë “kapur qiellin me dorë”.

Gjuha e ashpër që ka përdorur reperi ka qenë si pasojë e mos reagimit të tyre ndaj rastit në fjalë.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

E di që ju vipa-at keni bë shumë para dhe tash jeni nalt, po shumë nalt qaq nalt se i m*t të madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzëne a ju duket pak? Asnjë reagim nuk kemi pasur nga ju? A s’ju vjen turp.

Image