“Incident” gjatë transmetimit direkt nga koncerti i Dua Lipës, qytetari shan ‘live’ Serbinë

“Incident” gjatë transmetimit direkt nga koncerti i Dua Lipës, qytetari shan ‘live’ Serbinë

Showbiz November 29, 2022 - 19:44

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur një koncert gjigant në sheshin e Tiranës, me rastin e festës së 28 nëntorit.

Artistja me origjinë nga Kosova madje edhe u pajis me pasaportë të Shqipërisë nga vet Presidenti i shtetit, Bajram Begaj.

Teksa mijëra qytetarë ishin të pranishëm në koncert, disa prej tyre nuk nguruan që të prononcohen para mikrofonit, për të shprehur ngazëllimin e tyre për koncertin.

Mirëpo në një transmetim direkt në Report TV, ndodhi një “incident” i vogël, ku teksa gazetarja pyeste disa djem në shesh, njëri prej tyre përdori gjuhë banale.

Ai fillimisht pyeti se “A jemi live?”, gjersa me të kuptuar këtë ai nuk hezitoi të bëjë një sharje motrash për shtetin e Serbisë.

Videoja në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve kanë qeshur me reagimin e qytetarit në fjalë.