Ja sa milionë dollarë është sot pasuria e Bebe Rexhës

Ja sa milionë dollarë është sot pasuria e Bebe Rexhës

Showbiz November 29, 2022 - 18:47

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas këngëve hite të artistëve të njohur botëror, por kohët e fundit edhe të këngëve të saj.

Pas nënshkrimit për Warner Records në 2013, ajo mori kredi për këngën e Eminem “The Monster”.

Rexha ka kontribuar edhe në shkrimin e këngëve të Shinee, Selana Gomez dhe Nick Jonas, Eminem, Rihanna e shumë të tjerë, raporton demokracia.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane duket se është e fokusuar në karrierën e saj. Megjithatë, ka zëra se ajo ka qenë në lidhje me Keyan Safyari dhe Martin Garrix në të kaluarën.

Nga fillimi i karrierës e deri më sot, ylli i hitit “Say My Name” ka arritur që në llogarinë e saj bankare t’i arkëtojë më shumë se 5 milionë dollarë.