Dua Lipa “ndezi” Tiranën për festat e nëntorit [foto]

Dua Lipa “ndezi” Tiranën për festat e nëntorit [foto]

Showbiz November 29, 2022 - 08:23

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur këngëtaren Dua Lipa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, në një koncert madhështor për 110-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë.

Ajo është e ftuar speciale për festat e nëntorit, ndërsa po dhuron plot emocion dhe adrenalinë me këngët e saj, të cilat kanë korrur një sukses mbarëbotëror.

Image

Koncerti këtë të hënë nisi me këngëtaren Elvana Gjata, e cila ndezi atmosferën dhe këngën “Kuqezi”, ndërsa pasoi me të ftuarën speciale, Dua Lipa.

Mes performancës, e veshur si një zanë përrallash ajo ka realizuar me duar shqiponjën dy krenare, simbolin e fuqishëm shqiptar dhe më pas ka vënë mbi supe flamurin kuq e zi.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, ndërsa një ditë më parë ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Ka qenë fillimisht kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka ndarë pamjet nga koncerti madhështor i Duas.

Ajo gjithashtu dha një mesazh shumë të rëndësishëm gjithë një konference për shtyp para koncertit.

Image

Ylli ndërkombëtar tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ndërsa vuri theksin edhe tek rëndësia e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Image

Veç pjesëmarrjes  në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, 27-vjeçarja me këtë koncert mbyll edhe turneun në kuadër të albumit të saj “Future Nostalgia”. /TCH

Image

Image