Fifi në pritje të fëmijës së parë? Këngëtarja nxirret “zbuluar” nga miqtë

Fifi në pritje të fëmijës së parë? Këngëtarja nxirret “zbuluar” nga miqtë

Showbiz November 27, 2022 - 20:29

Ditë të arta për Fifin. Këngëtarja nga Kosova po vijon të korrë sukses me produksionet e reja që po lançon.

Ndërkohë që edhe më e lumtur shfaqet artistja në jetën private. Prej gati 1 viti, ajo dhe Adisi po shijojnë një histori dashurie ndër më të pëlqyerat edhe për ndjekësit.

Por, duket se gëzimi i çiftit do të shtohet në muajt në vijim. Miqtë e afërt të dyshes kanë zbuluar se këngëtarja nga Kosova është në pritje të ëmbël.

Në fakt, prej disa javësh ky thashethem është vërtitur mes lajmeve, por edhe miqve të tyre, por vetë artistja ka zgjedhur të mos reagojë, duke lënë kështu edhe më shumë shkak për të folur rreth pritjes së saj të ëmbël.

Duket se edhe në rrjetet sociale Fifi është pyetur rreth planeve për një fëmijë.

“Kur do e bësh një fëmijë?”, e kanë pyetur fansat dhe këngëtarja është përgjigjur shkurtimisht se “Kur t’i vijë koha”.

Por një tjetër fakt që duket se konfirmon atë që miqtë e artistes thonë është edhe një tjetër përgjigje në “Instagramin” e saj.

“Ky është nëntori më i lumtur i jetës sime, besoj nëntori tjetër do të jetë edhe më i bukur”, është shprehur Fifi, duke na lënë të kuptojmë shumë rreth kësaj eksperience të re për të.

Ndërkohë, paparacci ynë ka siguruar edhe fotot e fundit të çiftit, ku duket se ajo e ka mbuluar me xhaketë barkun, duke mos preferuar të zbulojë format e rrumbullakosura, shkruan Panorama.al

Ajo dhe Adisi kanë qenë në së bashku në festën e Xhensila Myrtezajt. Në të njëjtën festë ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Adisit, Adrola Dushi.

Pak dihet rreth qëndrimit që kanë mbajtur protagonistët e kësaj historie, duke qenë se kanë qenë në një ambient, por më herët si Fifi ashtu edhe Adrola kanë folur me respekt ndaj njëra-tjetrës, duke treguar për një marrëdhënie të shëndoshë.

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.

Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë. Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin.

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij.

Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar: “Urime! Mas juve Inshallah”.

Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët. Gjatë një interviste pak ditë më parë, Fifi u shpreh se kishte menduar se kishte dashur, por kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra “bam” për herë të parë.

“Më pas kam filluar të shkruaj këngë me përjetimet e mia, por përsëri të hiperbolizuara. Nuk ka qenë 100% siç e kam shkruar. Deri te kënga ‘Diell’, që ishte një këngë e shkruar me ndjesitë momentale. Kur e kam shkruar këngën ‘Diell’, jam ndjerë e humbur totalisht. Më dukej vetja që nuk kishte botë tjetër përveç atyre mureve. Nuk kisha motiv të thosha asnjë fjalë. Nuk kisha laps dhe letër.

Lutesha për një laps dhe letër, derisa ma lanë. E dyta këngë që jam 100% tek ajo është “Hana” që është një përjetim 100%, nuk kam hiperbolizuar. Të dyja janë super të sinqerta. Deri tek Adisi kam menduar që kam dashur, por nuk e dija çfarë ishte dashuria. Tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them. Kjo është dashuria, mos të dish çfarë të thuash. Tani më ka bërë zemra “bam” për herë të parë”, rrëfeu këngëtarja.

E ftuar në “Prive Reality”, artistja foli edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Një ndërhyrje e moderatores Roza Lati, e cila ishte po ashtu e ftuar, në lidhje me planet për fëmijë, Fifi e devijoi përgjigjen.

Ajo u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë. Ndër të tjera, ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri”, tregoi Fifi. Më tej, e pyetur për dashurinë e saj, siç e konsideron Filloreta, nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Adisin.

”Kam menduar, por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlerësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar, kam thënë që ‘si është i duhuri’”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë që në fund, Fifi dha një këshillë shumë të mirë mbi zhgënjimet në jetë. Këngëtarja u shpreh nga përvoja personale se ato nuk janë asgjë veçse një mësim.

“Jam falënderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njërëzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situata. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj ‘pse’. Pastaj thua më mirë kështu”, përfundoi ajo.

Që në fillim të lidhjes, çifti nuk është kujdesur t’u fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur, Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

Tashmë mbetet vetëm për të parë nëse Fifi do të vijojë ta fshehë këtë lajm të bukur apo do t’i përshtatet natyrës së saj gjithnjë e çlirët dhe do të ndajë me ndjekësit edhe ndjesitë e kësaj pritjeje të ëmbël.