Arjola publikon foto nga shtëpia që ia dhuroi “Top Channel”

Arjola publikon foto nga shtëpia që ia dhuroi “Top Channel”

Showbiz November 21, 2022 - 14:15

Qysh nga përfundimi i “Big Brother VIP”, pyetja më e shpeshtë që është bërë është se çfarë ka ndodhur me shtëpinë e dhuruar nga “Top Channel” për Arjola Demirin.

Së fundi, aktorja ka shuar kureshtjen e të gjithëve lidhur me këtë.

Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ajo është pyetur lidhur me shtëpinë.

Aktorja ka zbuluar se shtëpia do të jetë gati në qershor të vitit 2023.

Ajo gjithashtu ka nxjerrë fotot e shtëpisë për herë të parë.

“Kjo është pamja nga shtëpia jonë. Sigurisht siç e kam thënë është në ndërtim dhe përfundon në qershor 2023”, shkroi ajo.

Image
Image