“Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK

“Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK

Showbiz November 20, 2022 - 21:04

Data zyrtare e fillimit të Big Brother VIP Kosova po afron, ndërsa edhe personazhet e shtëpisë më të famshme në vend po vazhdojnë të zbulohen me doza të vogla të informacionit.

Kësisoj, banori apo banorja i/e dymbëdhjetë e shtëpisë duket të ketë një peng, atë se si publiku do e gjykojë, drejtë ose jo, mbetet të shohim.

“Frika ime është përballja me një publik që nuk më njeh mirë” , ka thënë ai apo ajo.

Kush nga yjet tona mund ta ketë thënë këtë sipas jush? Komentoni përgjigjen tuaj në postimin e fundit të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Spektakli, Big Brother VIP Kosova nis më 5 dhjetor ekskluzivisht në Klan Kosova dhe ArtMotion.