Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid ‘kapen mat’ duke dalë nga një restorant në Nju Jork

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid ‘kapen mat’ duke dalë nga një restorant në Nju Jork

Showbiz November 20, 2022 - 19:19

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë “kapur” teksa dilnin nga restoranti Cipriani në Nju Jork.

Kur vunë re fotografët, ata u përpoqën të fshiheshin. Aktori uli kapelën dhe vendosi një maskë mbrojtëse, ndërsa modelja mbuloi fytyrën me një shall. Në muajin shtator mediat amerikane bënë të ditur lajmin se ata janë në një lidhje.

Ai u pa në Milano në të njëjtën ditë që ajo kishte veshur një shfaqje Versace gjatë javës së modës. Ata gjithashtu qëndruan në të njëjtin hotel gjatë Javës së Modës në Paris dhe kaluan Halloween së bashku.

DiCaprio dhe Gigi Hadid kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe kanë festuar Halloween.

Kujtojmë se Leonardo u nda me 25-vjeçaren Camila Morrone në gusht. Në shtator, Gigi u nda me Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë, Khai. Ai dyshohet se ishte i dhunshëm ndaj nënës së saj, Yolanda.

Image