Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll Alberto Botia po bëhen prindër për herë të parë

Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll Alberto Botia po bëhen prindër për herë të parë

Showbiz November 15, 2022 - 15:56

Artistja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira dhe partneri i saj, futbollisti i njohur, Alberto Botia po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa imazhe që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Eleni dhe Alberto kanë pozuar së bashku teksa shihen gjysmë të zhveshur në shtrat teksa këngëtarja ekspozoi barkun e rrumbullakosur.

“+1”, ishte mbishkrimi që Elena ka vendosur sipër imazheve teksa mori mijëra pëlqime dhe komente nga ana e miqve dhe fansave që e uronin për pritjen e ëmbël.

Foureira dhe ish-futbollisti i Barcelonës konfirmuan romancën në qershor të vitit 2021, ndërsa që nga ajo kohë nuk kanë munguar daljet publike dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje shqiptare mbetet aktive me projekte muzikore, ndërsa Botia aktualisht luan në Arabin Saudite për ekipin Al Wehda FC.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)