Dua Lipa flet në “Booker Prize”, e përmend edhe Ismail Kadarenë [video]
Këngëtarja e famshme gjithandej globit, Dua Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize 2022”.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në “Roundhouse” në Londër, artistja ka vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadare, duke e specifikuar edhe librin e tij “Kështjella”.
“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ e Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”.
“Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka shtuar ajo, njofton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ylli i hitit “Levitating” ka folur në tërësi rreth leximit të librave dhe rëndësisë që ata kanë për të.
“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat ata që më qetësojnë”, ka thënë Lipa. /klankosova