Zbulohen të ftuarit e parë në “Prishtina Music Conference”

Zbulohen të ftuarit e parë në “Prishtina Music Conference”

Showbiz October 04, 2022 - 13:33

Pas një edicioni të suksesshëm, “Prishtina Music Conference” rikthehet prapë në kino “Armata” më 4 dhe 5 nëntor.

Konferenca e muzikës, e para e llojit të saj në rajon, ka filluar të shpalosë emrat e ekspertëve mysafirë.

Edhe pse “Prishtina Music Conference” tanimë ka filluar me aktivitetet e saj duke mbledhë rininë e kryeqytetit çdo të shtunë me eventet ikonike për të na përcjellë në ditët e konferencës, pritet me padurim shpalosja e plotë e programit.

Ka ca ditë që konferenca e muzikës ka filluar me lajmërimin e ekspertëve, të cilët do të jenë pjesë e konferencës gjatë vikendit, 4 dhe 5 nëntor.

Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacionalë si George Perot, themelues i “Athens Music Week” dhe organizatave tjera në industrinë muzikore, si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe businesswoman e shquar në industrinë muzikore globale, duke përfshirë, përveç tregut evropian, edhe atë kinez dhe amerikan.

Image

Image

Të lajmëruar si pjesëmarrës janë edhe Berna Caka, moderatore e njohur e radios në Kosovë me një eksperiencë prej 20 vjetësh, e shquar për shijen dhe njohurinë e saj në muzikë, Berna i bashkohet “Prishtina Music Conference”.

Image

Genc Salihu po ashtu, artisti i njohur shqiptar, i bashkangjitet programit të PMC-së si panelist për të ndarë ekspertizën e tij.

Image

Prishtina Music Conference do të vazhdojë të vazhdojë të njoftojë për artistët dhe figurat e industrisë të cilët do t’i bashkangjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë e rajon./Zëri

Image