Nga sot, “Vera andrron detin” shfaqet nëpër kinema

Nga sot, “Vera andrron detin” shfaqet nëpër kinema

Showbiz September 29, 2022 - 13:30

Nga sot, filmi “Vera andrron detin” do të nisë të shfaqet nëpër kinematë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Premierën botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

Së fundi patëm premierën kombëtare në “PriFest”, ku regjisorja Kaltrina Krasniqi u shpërblye për regjinë më të mirë.

Filmi po vazhdon garën nëpër festivale ndërkombëtare, ku së fundmi është njoftuar se do të garojë në festivalin e filmit në Korenë e Jugut “Seoul International Agape Film Festival”. /Zëri